Lajme
“Guri i rëndë peshon në vend të vet”
Një libër me vlera për historinë e Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” - Monografi
Në korrik 2023 u botua në Prishtinë monografia “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, i autorit prof. Mr. Nuhi Gashi, është vëllimi i dyti i veprës që mban titullin “Seria shkollë dhe etnicitet’”(2), është përmbledhur veprimtaria studimore e Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë në 222 faqe. Nisma e veprave të tilla është një kontribut me rëndësi për historikun e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar.
Tematika, që pasqyrohet në këtë botim është e gjerë dhe e pasur, ka një vlerë të madhe, sepse hedh dritë mbi traditën e arsimit shqip jashtë trojeve shqiptare, është nderimi i tij për mësuesit dhe mësueset e Shkollës Shqipe, ku pasqyrohet angazhimi i tyre i shumanshëm për edukimin e brezit më të ri të mërgimtarëve shqiptarë me dashuri për gjuhën amtare e për atdheun prindëror, për vlerat kulturore të popullit shqiptar, për rolin e shqiptarëve në historinë e atdheut të dytë, të gjitha këto me qëllim që ky brez të mos humbë identitetin e vet kombëtar, të mos mbetet pa rrënjë kulturore e shpirtërore, si i huaj në dhe të huaj.
Duke e lexuar këtë libër dhe shkruaj këto radhë, mund të them se vëllimi i pranishëm është me interes nga përmbajtja për një rreth të gjerë lexuesish jo vetëm të fushës së arsimit, por edhe të interesuar për çështje të tjera të kulturës kombëtare, të jetës intelektuale dhe të shqetësimeve për rrjedhat e zhvillimeve historike të diasporës tonë të re.
Me objektivitet shkencor, në përmbajtjen e kësaj monografie, është konceptimi i autorit që zhvillimin e arsimit shqip ndonëse në një hapësirë të caktuar e pasqyron si pjesë e një të tëre, që përfshihet në historinë e një kombi, kombit shqiptar.
Lënda e këtij vëllimi paraqitet e ndarë sipas gjinisë së shkrimeve në gjashtë krerë: parathënie e recensione, hyrje studimore, ese, mirënjohje dhe shkrime të tjera.
Libri ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” i kushtohet historisë së Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë, ku mësimi i gjuhës shqipe ka filluar që në vitet ’90-a deri në shtrirjen e madhe në sistemin arsimor suedez nga viti ’95 dhe rrugëtimi i saj vazhdon me sukses; dëshmohet se ka një përfshirje të lartë të nxënësve, pothuajse 99 për qind të fëmijëve janë aktivë në mësimin shqip, një shkollë dhe komunitet shembull.
Në historinë e kësaj shkolle zë një vend të nderuar mësuesi i dalluar Xhevat Isufi, por krahas tij, radhiten edhe mësuesja e parë e kësaj shkolle, Hamide Murati-Vllasa, Beqë Shala, Adem dhe Nesrije Rukiqi, Qerim Kryeziu, Florinda Kumnova-Fejza dhe Zonjë Skenderaj që punuan pa u ndalur para vështirësive e mungesave të ndryshme.
Në këtë studim tërhiqet vëmendja se në Suedi mësimi plotësues i gjuhës shqipe është i integruar brenda sistemit shkollor suedez, financohet nga shteti suedez dhe mësimi shqip mbahet në kushte tepër cilësore.
Në kreun e tretë në vijim: Po ashtu me interes autori vlerëson rëndësinë e zhvillimit të ekskursioneve në atdhe që ka organizuar kjo shkollë. Pjesëmarrjen aktive të nxënësve për ta njohur vendlindjen e prindërve që u japin atyre përshtypje të reja e të forta.
Në shkrimet e këtij vëllimi zbulohet hap pas hapi kultura e gjerë e autorit: njohës i thelluar i organizimit të shkollave shqipe dhe përfaqësuesve të saj, njohës i thelluar i zbatimit të shkollave shqipe në sistemin arsimor suedez; njohës i thelluar i qytetërimit shqiptar në diasporën e re shqiptare, i kulturës kombëtare dhe i përfaqësuesve të shquar të saj; vlerësues objektiv dhe admirues i veprimtarisë atdhetare e arsimore – kulturore të një vargu mësimdhënës/se fisnikë/e që punuan me përkushtim për të ndriçuar mendjet e për të fisnikëruar emrin e shqiptarisë.
Leximi i këtyre para parathënieve dhe recensioneve ka jo vetëm një vlerë njohëse për historinë e shkencës e të kulturës sonë, por është një shkollë e vërtetë që të mëson si duhen hartuar monografi të tilla.
Jam e bindur se shkrimet e këtij vëllimi përmbajnë aq shumë informacion shkencor si dëshmi e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar, saqë e bëjnë këtë libër një dhuratë të mirëpritur që na sjell me modestinë dhe dijen e thellë të këtij autori.
Në këtë kuptim, dalja në dritë e monografisë ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” të prof. Nuhi Gashit do të zërë një vend të merituar e të qëndrueshëm në bibliotekën e pasur të shkollës shqiptare.
Gjenevë, 28.08. 2023
Nexhmije Mehmetaj
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?
















