Lajme
Guterres: Miliarda njerëz po përballen me epidemi të nxehtësisë ekstreme
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”, ka thënë të enjten shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.
“Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai.
Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara.
“Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.
“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme. Sëmundja është varësia ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. Sëmundja është mosveprimi klimatik”, ka thënë ai, duke kërkuar sidomos veprim të 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20).
Ndonëse viti 2023 është konsideruar më i nxehti ndonjëherë, viti 2024 mund të thyejë rekord të ri, pasi temperaturat mbi 40 gradë po bëhen të zakonshme.
Brenda një viti, temperatura 50 gradë Celsius është regjistruar në të paktën 10 vende, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara, në Agadir të Marokos dhe në disa vende në Indi dhe Kinë.
Nxehtësia ekstreme, e quajtur edhe si “vrasësja e heshtur” besojet se ka qenë përgjegjëse për 489.000 vdekje brenda vitit, në periudhën 2000-2019./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













