Lajme
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord
Gjatë sesionit dimëror, Parlamenti zviceran po shqyrton buxhetin për vitin 2026 dhe po zhvillon zgjedhjet për Presidiumin Federal. Në rend dite janë gjithashtu iniciativa “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” si dhe iniciativa kundër fishekzjarreve.
Në këtë kuadër, Guy Parmelin është zgjedhur President i ri i Konfederatës Zvicerane, duke marrë 203 vota, një rezultat i jashtëzakonshëm dhe më i miri i 25 viteve të fundit, shkruan albinfo.ch.
Për krahasim, vitin e kaluar Karin Keller-Sutter kishte marrë 168 vota, ndërsa në vitin 2019 Ueli Maurer kishte arritur 201 vota – rekord që tani tejkalohet nga Parmelin.
Vlerësim për ministrin e Ekonomisë
Rezultati i lartë shihet edhe si shenjë vlerësimi për punën e Parmelin si ministër i Ekonomisë. Kohët e fundit ai njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për tarifat doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë zvicerane.
Megjithatë, Parmelin është përballur edhe me kritika, sidomos lidhur me komunikimin rreth vizitës së disa milionerëve në Shtëpinë e Bardhë.
Tradita e radhës dhe “dëshmia” parlamentare
Zgjedhja e presidentit federal zakonisht ndjek një rotacion të brendshëm dhe konsiderohet formalitet. Megjithatë, rezultati i votimit shpesh shihet si një lloj “dëftese” për punën e anëtarëve të Këshillit Federal.
Në mandatin e tij të parë si president, në vitin 2021, Parmelin kishte marrë 188 vota – edhe atëherë një rezultat i mirë, por jo aq i lartë sa këtë vit.
Zgjedhja e nënkryetarit
Pas zgjedhjes së Guy Parmelin si president, pritet që Ignazio Cassis të zgjidhet nënkryetar i Këshillit Federal. Më pas, Parmelin do t’i drejtohet Parlamentit me një fjalim të shkurtër.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












