Integrimi
Haçkaj: Zgjedhjet pas datës 9 janar 2024, pa votën e diasporës, janë antikushtetuese
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje do të bënte të mundur që mbi 1.4 milionë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të votojnë
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, ka deklaruar për mediat në Tiranë se Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar dhe i ka dhënë Kuvendit të Shqipërisë një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor deri më 9 janar 2024, përcjell albinfo.ch.
«Diaspora për Shqipërinë e Lirë» ka përgatitur me ekspertët e saj një Projektligj për ndryshimin e kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për votën e diasporës, të cilin e kanë prezantuar në një tryezë, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucione e organizata të tjera rëndësishme.
“Pengesat kanë qenë ato të partive politike. Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar. I dha Kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023. Kanë ngelur vetëm 122 ditë sot që flasim për të mos kaluar në antikushtetueshmëri. Çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese. Ne jemi mësuar që politika të bëjë ç’të dojë, por ne jemi të bindur për ta çuar përpara, ndaj jemi këtu sot për të mos ua lënë në dorë”, tha Haçkaj.
Sipas tij, drafti i përgatitur nga ekspertët, sjell risi, shtesa nenesh apo nene të reja.
“Ne sot vijmë me një projektligj të plotë të bërë nga ekspertët tanë, më të mirë dhe duam që ta parashtrojmë dhe ta prezantojmë te 140 deputetët, OSBE, KQZ, Presidenti, Avokati i Popullit, Këshilli i Ministrave, pra që kjo të ketë shkuar në çdo institucion të rëndësishëm në vend. Ka një vendim gjykatë dhe ne jemi grupi i interesit që e përfaqësojmë dhe duhet ta realizojmë. Është një proces i gjatë, por koha është e shkurtër. Pas këtij takimi do ta dorëzojmë në parlament, në tryezën e reformës zgjedhore. Kemi sjellë një risi, shtesa në nenet ekzistuese, nene shtesë dhe një krye shtesë që është kreu 10. Nuk është diçka e shkruar në gur, i ftojmë të tjerët për dialog. Zgjedhjet do quheshin nul nëse nuk do kishin votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Haçkaj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













