E-Diaspora
Hadërgjonaj, kontratë profesioniste me “Young Boys”
Kontrata e re atë e obligon të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga kryeqyteti zviceran deri në vitin 2017
Talenti i ri i futbollit, shqiptari me prejardhje nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, ka nënshkruar kontratë profesioniste me klubin nga Berna “Young Boys”. I riu 19 vjeçar ka qenë edhe më parë pjesë e klubit, por në kategorinë e të rinjve. Kontrata e re atë e obligon të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga kryeqyteti zviceran deri në vitin 2017.
Performanca e Hadërgjonajt ka rënë në sy për të mirë sidomos pa ikjes së Zveroticit për në Fulham dhe mungesës për shkak të lëndimit, të Scott Sutterit.
Drejtori sportiv i “Young Bos”, Fred Bickel ka folur për Florentin si për një kompensim mjaft kualitativ për Zveroticin. “Hadërgjonaj na ka bindur me paraqitjet e tij të fuqishme në skuadrën e parë”, shkruan azonline.ch.
Hapat e parë në futboll Hadërgjonaj i ka bërë në fshatin ku ka jetuar me familjen për FC Langnau. Më vonë ai ka luajtur për skuadrat juniore të Thunit dhe të Luzernit, para se të kalonte në ekipin U18 të “Young Boys”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











