Lajme
Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 12 vjet burgim
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Të dënuarit janë Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 vjeç.
Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.
Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.
Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.
Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviqin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.
Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.
Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.
Millosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006./REL
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud















