Kosova
Hagë: Zyrtarët amerikanë pritet të jenë prezent në seancat e radhës
Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë.
Në këto seanca, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj.
Sipas një dokumenti nga kjo gjykatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh për dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003, duke u thirrur në Rregullën 107 të procedurës, transmeton albinfo.ch.
Kushtet përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, ndërsa, për ekzaminimin kundër, kufizimi vlen për pyetjet e parashtruara gjatë ekzaminimit direkt dhe çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit.
Dokumenti thekson se dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa pritet të dorëzohet së shpejti.
Më 18 gusht, mbrojtja e Thaçit ka marrë miratimin e autoriteteve amerikane për përdorimin e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit 1DW-003, figurë e mbetur anonime për publikun.
Po ashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime mbi pyetjet që mund t’i drejtohen dëshmitarit dhe ka kërkuar të jetë e pranishme gjatë procesit të marrjes në pyetje.
- Më 18 gusht 2025, mbrojtja ka marrë miratimin nga Shtetet e Bashkuara për deklaratën dhe dëshminë e një dëshmitari shtesë: 1DW-003. Prandaj, mbrojtja ka bërë të ditur identitetin dhe informacionin e kërkuar sipas Rregullës 119(2) për këtë dëshmitar, si pjesë e Listës së Rishikuar të Dëshmitarëve në Aneksin 1.
- Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullës 107 për dëshminë e dëshmitarit 1DW-003, duke përfshirë:
– që fushëveprimi i ekzaminimit direkt të kufizohet vetëm në tema të përcaktuara;
– që fushëveprimi i kundër-ekzaminimit të kufizohet në fushëveprimin e ekzaminimit direkt, si dhe në çështje që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit;
– që dëshmitari të ketë të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti;
– dhe që përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të jenë të autorizuar të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










