Lajme
Hakerët rusë sulmojnë gjigantin teknologjik zviceran
Kompania ndërkombëtare aktive zvicerane e automatizimit ABB ishte viktimë e një sulmi nga hakerët rusë. Grupi rus i hakerëve Black Basta, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2022, sulmin e bëri më 7 maj të vitit 2023.
Punonjës të shumtë kanë raportuar se janë prekur qindra pajisje. Punonjësit nuk mund të hynin më në rrjetin e brendshëm për ditë të tëra, shkruan 20minuten.
Nga gjiganti teknologjik ABB kanë konfirmuar sulmin. “Së fundmi identifikuam një incident të sigurisë IT që pati një ndikim të drejtpërdrejtë në vendndodhje dhe sisteme të caktuara. Kompania ka marrë masa frenuese që janë në vazhdim”, përcjell albinfo.ch.
Sulmi raportohet se po ndërpret operacionet e kompanisë, duke vonuar projektet dhe duke prekur fabrikat. ABB për 20minuten thotë: “Masat e kontrollit kanë sjellë disa ndërprerje biznesi, të cilat kompania aktualisht po i korrigjon. Shumica dërrmuese e sistemeve dhe fabrikave janë funksionale. ABB vazhdon të punojë me përgjegjësi me klientët dhe partnerët e saj për të zgjidhur këtë situatë dhe për të minimizuar ndikimin e saj.”
Kompania me seli në Cyrih ka mbi 100,000 punëtorë. Sipas Bleeping Computer, kompania gjeneroi shitje prej 29.4 miliardë dollarë më 2022. Emra të mëdhenj si Volvo, Hitachi dhe DS Smith janë ndër klientët e shumtë.
Sulmet e hakerëve ndaj kompanive zvicerane janë shtuar javët e fundit. Për shembull, të dhënat nga NZZ dhe CH Media u publikuan në rrjetin e errët në fillim të majit. SBB dhe prodhuesi i makinave qepëse Bernina tashmë janë zgjedhur si viktima. Pak ditë më parë, hakerët vodhën të dhëna edhe nga Departamenti i Arsimit të Bazelit dhe më 22 prill, të dhënat e autoritetit të kujdestarisë së komunës Saxon VS u vodhën dhe u publikuan në rrjetin e errët, shkruan 20minuten.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










