Shkurt.ch
Hakerët zbulojnë të “meta” në votimin elektronik të Zvicrës
Një virus i madh është identifikuar në sistemin elektronik të votimit të Postave të reja. Hakerët e raportuan gabimin tek autoritetet zvicerane, si pjesë e një prove të ndërhyrjes publike. Posta zvicerane ka zgjidhur çështjen, përcjell albinfo.ch.
Në mes të shkurtit, qeveria zvicerane nisi një test të ndërhyrjes publike, duke sfiduar ekspertët IT për të zbuluar çarje në sistemin e ri elektronik të votimit deri më 24 mars.
Më 12 mars, një mangësi në lidhje me verifikueshmërinë universale u zbulua në sistemin elektronik të votimit të Zvicrës duke studiuar kodin burimor të sistemit, i cili u lirua si pjesë e testit, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë Kancelaria Federale shpjegoi se “sistemi i Postës zvicerane nuk i plotëson kërkesat ligjore”, dhe i kërkoi Posta Zvicrës që të shqyrtojë dhe përmirësojë proceset e saj të sigurisë për të parandaluar këto defekte.
Sistemi i votimit elektronik që po përdoret aktualisht në kantonet Thurgau, Neuchâtel, Fribourg dhe Bazell nuk ndikohet nga ky boshllëk në kodin burimor. Ndikon ekskluzivisht në sistemin për verifikueshmërinë universale të parashikuar për testin e ndërhyrjes, i cili kurrë nuk është përdorur për votim të vërtetë, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Posta zvicerane pranoi se gabimi në kodin burimor tashmë ishte identifikuar në vitin 2017. Megjithatë, korrigjimi nuk u zbatua plotësisht nga partneri i teknologjisë Scytl. Postës zvicerane i vjen keq për këtë dhe i ka kërkuar Scytl të bëjë menjëherë korrigjimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














