Kosova
Halli i qytetarit: “Nga e premtja i kam familjen pa bukë, veç vetëvrasja më ka mbet”
Sot në lidhjen direkte të televizionit 7 në “Express Morning”, ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakonshme dhe ndryshe nga lidhjet që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në emision.
Pyetja drejtuar qytetarëve për sot ishte se nëse ishin të vetëdijshëm që java e dytë e muajit maj, konkretisht data 13, njihet si Dita e Nënës, por që ndryshon nga vendi në vend, aty gazetari Ardian Gashi hasi në një zotëri i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjej në këtë pyetje dhe vijoi duke treguar hallin e tij.
Quhej Hamdi Aliu. Ai për “Televizionin 7” tha që një përmbarues privat i ka ndërprerë të ardhurat me të cilat mbahej familja e tij. Ai i përlotur rrëfen më tej tregimin duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, derisa ka kërcënuar me vetëvrasje, raporton Express
“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë”, u shpreh ndër të tjera ai, përcjell albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=KDsuke2OMSM
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se lufta po stimulon inovacionin dhe se dronët... -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA












