Muzikë
Hamburg: Shfaqje mahnitëse nga Elbenita Kajtazi dhe Granit Musliu
Sopranoja Kajtazi dhe tenori Musliu mahnitin publikun gjerman
Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzikore u zhvillua në Staatsoper Hamburg, ku publiku pati mundësinë të përjetojë një performancë të veçantë nga dy yje të muzikës operistike shqiptare, sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi dhe tenori i talentuar Granit Musliu, shkruan albinfo.ch.
Elbenita Kajtazi, një nga zërat më të spikatur në skenat ndërkombëtare, ndau emocionet e saj pas performancës duke vlerësuar debutimin e Musliut në rolin e Fentonit, nga opera “Falstaff” e Giuseppe Verdit. Në një postim të ndjerë, ajo u shpreh:
“Sot pata kënaqësinë të ndaj skenën me tenorin tonë të mrekullueshëm Granit Musliun, i cili sapo bëri debutimin e tij me rolin e Fenton nga Opera Falstaff. Jam krenare që dikur kam pasur mundësinë ta mbështes në hapat e parë të rrugëtimit të tij artistik, dhe akoma më krenare që sot e shoh të shkëlqejë. Urime për këtë arritje të merituar i dashur Granit!”
Ky bashkëpunim artistik jo vetëm që vlerësoi talentin dhe punën e dy artistëve, por edhe dëshmoi fuqinë e artit shqiptar në skenat më prestigjioze evropiane.
Publiku në Hamburg e priti performancën me duartrokitje të gjata, duke konfirmuar edhe njëherë suksesin dhe nivelin e lartë profesional të këtyre artistëve./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton Marsi ndoshta nuk është muaji më i preferuar për banorët e Zvicrës, sepse këtu vjen taksapaguesi.... -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën












