Sport
Hamdi Salihi shënon 4 gola në një ndeshje
Me këta gola, sulmuesi shqiptar në 14 ndeshjet e deritashme ka gjithsej 13 shënime për klubin e tij, Wiener Neustadt
Futbollisti shqiptar që luan në Austri, Hamdi Salihi, ka realizuar një rekord të vetin. Ai ka shënuar sot 4 gola për klubin e tij Wiener Neustadt, në ndeshjen kundër skuadrës Kpafenberg në bundesligën austriake.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4:2. Salihi ka shënuar nga dy penallti (minuta 10 dhe 29) si dhe dy herë të tjera ka finalizuar golat e përgatitur nga bashkëlojtari i tij Stefel, në minutat 20 dhe 56.
“Kjo ka qenë dita ime”, është shprehur lojtari për mediet austriake.
Me këta gola, sulmuesi shqiptar në 14 ndeshjet e deritashme ka gjithsej 13 shënime për klubin e tij.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës Shumica e tyre ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 1,000 persona), ndërsa të tjerë janë... -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt -
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër -
Turizmi zviceran në rrezik












