Lajme
Hamza e Bode, diskutojnë për eliminimin e barrierave
Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza dhe homologu i tij, ministri Ridvan Bode kanë diskutuar në Tiranë mundësitë për eliminimin e barrierave doganore me qellim të lëvizjes së lirë të mallrave Kosovë-Shqipëri.
Ministri Bedri Hamza, duke shprehur falënderimet e tij për mikpritjen e homologut të tij, tha se Kosova është e gatshme për bashkëpunim në çdo kohë me shtetit shqiptar, si në eliminimin e barrierave doganore dhe atyre administrative.
Edhe ministri Ridvan Bode shprehi gatishmërinë dhe mbështetjen e shtetit shqiptar për të bashkëpunuar me Prishtinën në fushat me interes të përbashkët në zhvillimin ekonomik, financiar si dhe në fushat të tjera.
Përveç diskutimeve për eliminimin e barrierave, dy ministrat i kanë diskutuar edhe mundësitë për krijimin e një bashkëpunimi ndërshtetërorë në fushën e financave, sidomos ndërmjet administratave doganore dhe atyre tatimore.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












