Lajme
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë, dje dhe sot është pritur në Hannover dhe Köln të Gjermanisë.
Në të dy tubimet, Hamza tha se Kosova ka nevojë për bashkatdhetarët, jo vetëm si mbështetës financiarë, por si partnerë aktivë në transformimin ekonomik të vendit.
“E çmoj shumë kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë Hamza, duke i ftuar ata që të investojnë në Kosovë.
“Gjithandej po takoj njerëz të suksesshëm në mërgatë. Ju lus, ju garantoj dhe ju siguroj se do të krijoj kushte që ju të vini të hapni biznese dhe të investoni në Kosovë. Përtej kapitalit, kemi nevojë për dijen dhe menaxhimin tuaj modern”, tha Hamza.
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës i ftoi mërgimtarët që të regjistrohen deri më 26 dhjetor, në mënyrë që të sigurojnë të drejtën e votës më 9 shkurt.
Pas tubimit në Hannover dhe Köln, Hamza do të zhvillojë tubime të tjera në mërgatë. Më 30 nëntor Hamza do të jetë në mesin e bashkatdhetarëve në Vjenë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












