Lajme
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës
Falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Hannover Airport dhe gjiganti gjerman ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke i prezantuar saktë si pjesë të Republikës së Kosovës dhe jo më si pjesë të Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani inkurajon qytetarët që, nëse hasin ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, t’i dërgojnë informacionet dhe dëshmitë përkatëse në email: [email protected].
“Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!” theksohet në komunikatën e Ambasadës./Albinfo.ch

Postimi i plotë nga ambasadori, Faruk Ajeti:
Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, Hannover Airport dhe gjiganti gjerman ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke mos i paraqitur më si pjesë të Serbisë, por duke i emërtuar saktë si vendbanime të Republikës së Kosovës.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!

E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë










