Kultura
Hap dyert në Zvicër muzeu “Bota e Çaplinit”
Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Çaplinit” është ndërtuar në vitin 1840, ku Chaplin kaloi 25 vjetët e jetës së tij. Ai vdiq në vitin 1977, në moshën 88-vjeçare
Më në fund, pas 15 vjetësh të planifikuar, është hapur muzeu i ri kushtuar jetës dhe veprës së Charlie Chaplin, në ish-shtëpinë e tij në Vevey në Zvicër, në afërsi të liqenit Lac Léman. Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Çaplinit” është ndërtuar në vitin 1840, ku Chaplin kaloi 25 vjetët e jetës së tij.
Ai vdiq në vitin 1977, në moshën 88-vjeçare.
Ai jetonte në këtë shtëpi me gruan e tij Una dhe tetë fëmijët e tyre, që është vetëm gjysma e një muzeu kushtuar kësaj legjende të komedisë.
“Kjo ka qenë gjithmonë një shtëpi e madhe e familjes për mua. Unë në të ndjehem vërtet ngrohtë kur shoh fotot në katin e parë. Kjo ishte një vend i lumturisë së madhe të nënës dhe babait tim”, tha Eugene Chaplin, i cili ka lindur në Zvicër dhe u rrit në shtëpi.
“Shtëpia ka ndryshuar, por kjo është normale. Megjithatë, fryma e Çaplini është e pranishme”.
Michael dhe vëllai i tij, Eugene, ishin në mesin e 24 anëtarëve të familjes, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes. Vizitorët mund të mësojnë informacione në lidhje me fillimet e karrierës kinomatografike të Chaplinit në Londër dhe për lavdinë e tij. Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e filmit në vetëm 26 vjeç.
Në një studio ka një numër të subjekteve të filmave të tij, ekspozita interaktive dhe instalime multimediale dhe kinema në 150 vende.
Muzeu “Bota e Chaplin” ka 30 figura dylli të bëra në muzeun e figurave prej dylli “Gravin” në Paris. Midis tyre janë figurat e Chaplin, gruaja e tij,Una, aktorët dhe aktoret nga filmat e tij dhe disa miq, si Albert Einstein dhe artistë, të cilët ishin frymëzuar nga puna e tij, si Michael Jackson, Woody Allen dhe Federico Fellini.
Që të jetë një imazh i plotë i Chaplinit, si një shkrimtar, kompozitor dhe producent, zbatuesit e projektit kanë pasur qasje në 81 filmat e tij, 15.000 fotografi, të cilat janë në një muze në Lozanë dhe 200,000 dokumente në Montreux.
Në një dhomë që i ngjan një banke zvicerane janë ekspozuar gjësende legjendara që lidhen me punën e Chaplinit, të tilla si kapela dhe këpucët, që janë pjesë e karakterit të tij.
“Kjo është hera e parë që janë prezantuar kostumi, kapela dhe këpucët. Deri tani ne nuk kemi parë origjinalet. Po, është e mirë për t’i parë ato”, tha Michael Chaplin.
Muzeu “Bota e Çaplinit” përfshin një kopsht në një sipërfaqe prej 40,468 metra në Vevey me pamje nga liqeni Lac Léman, si dhe një kafe-restorant në një kasolle të vjetër.
Për këtë projekt, i cili kushtoi të paktën 62 milionë dollarë, u deshën 15 vjet dhe për të kapërcyer pengesa të shumta.
U deshën shtatë vjet për të marrë një leje ndërtimi për të kapërcyer skepticizmin e vendasëve dhe autoriteteve politike.
Organizatorët është dashur të presin pesë vjet për të përfunduar mosmarrëveshjet ligjore me një fqinj, i cili ishte i shqetësuar në lidhje me projektin.
“Ishte një proces i gjatë, por procesi krejtësisht normal që ne duhet ta respektojmë”, tha Yves Durand, një sipërmarrës kanadez, i cili filloi projektin në vitin 2000 me partnerin e tij, arkitektin Philip Mejlan.
Hapja e “Bota e Chaplin” përkoi me ditëlindjen e 127-të të legjendës së humorit.
Muzeu u hap tashmë për publikun dhe organizatorët shpresojnë të tërheqin rreth 300.000 vizitorë në vit.
E-Diaspora
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë













