Lajme
Hap dyert panairi i mobilieve në Stokholm, prezantohen edhe ato nga Kosova
Sot, më datë 4 shkurt janë hapur dyert e panarit më të madh të mobileve në Stokholm, ku disa kompani kosovare do të prezantojnë produktet e tyre nga druri, transmeton albinfo.ch.
Kosova ka stendën A14:50 në Stockholmsmässan, Älvsjö me 4-8 Shkurt 2025.
Kompanitë e mobilieve dhe përpunimit të drurit nga Kosova do të prezantojnë dizajnet e tyre unike në platformën kryesore të Skandinavisë për mobilie dhe ndriçim.
Mos e humbisni mundësinë për të parë krijimet më të mira të Kosovës në këtë event ndërkombëtar!
Për më shumë, vizitoni: http://www.stockholmfurniturefair.se
Kompanitë e Kosovës për përpunimin e mobiljeve dhe drurit do të dalin sërish në skenën qendrore në Stockholm Furniture Fair 🇽🇰🇸🇪, duke shfaqur dizajnet e tyre inovative në platformën kryesore të Skandinavisë për dizajnin e mobiljeve dhe ndriçimit. Veprimtaria tërheq arkitektë, dizajnerë, blerës dhe entuziastë nga e gjithë bota, duke i ofruar KMSH-së së Kosovës një mundësi për të rritur shikueshmërinë e tyre në skenën ndërkombëtare, për të krijuar partneritete të vlefshme për eksport dhe për t’u qasur në tregun skandinav.
📍 KUR: 4 -8 Shkurt, 2025
📍 KU: Stockholmsmässan në Ölvsjö
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











