Kosova
Hapet biblioteka e parë shqipe në Manastir
Mësohet se në qytetin e alfabetit shqip është hapur për herën e parë një bibliotekë e parë shqipe. Me iniciativën e studentes Emira Selimi dhe donacionet e shumta, të martën është inauguruar biblioteka në këtë qytet, përcjell albinfo.ch.
“Faleminderit Kombi im, ju e themeluat Bibliotekën e parë shqipe në Manastir. Kjo Bibliotekë sot u hap”, ka shkruar Selimi në rrjete sociale.
Ceremonia e hapjes u përcoll edhe nga udhëheqës politikë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ruajtja e gjuhës s’është thjesht thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore.
“Në 115-vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë, për abecene që kemi sot. Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore. Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”, ka shkruar ai.
Selimi vitin e shkuar publikoi iniciativën për ta shpëtuar shqipen nga asimilimi në Manastirin e alfabetit shqip. Të menjëhershme ishin donacionet dhe Selimi mori mbështetje të madhe.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












