Lajme
Hapet manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës 2012”
Këshilltari politik në Ministrisë së Diasporës, Xhevdet Sfarça: Është koha që diaspora të kontribuojë me investime konkrete në Kosovë
Duke shpallur të hapur manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës 2012”, përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës thanë se investimet e mërgatës janë shumë të rëndësishme për Kosovën
Zyrtarët e kësaj ministrie thanë të shtunën se në mënyrë që kontributi i bashkatdhetarëve mos të jetë i përqendruar vetëm në remitenca, duhet të hartohen politika të favorshme për investitorët që mund të vijnë nga diaspora.
Këshilltari politik në Ministrisë së Diasporës, Xhevdet Sfarça, në një konferencë për media deri sa ka njoftuar për organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë 2012”, tha se tani është koha që diaspora të kontribuojë me investime konkrete në Kosovë.
“Ka ardhur koha që diaspora me projekte konkrete të vijë dhe të investojë, kësisoj të zbusë papunësinë në Kosovë, ku anëtarët e familjeve të tyre nuk do të prisnin para të gatshme, por të krijohen vende të reja pune dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit”, tha Sfarça.
Për t’i informuar investitorët potencialë nga mërgata, Ministria e Diasporës ka paraparë që në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” të organizohen një mori debatesh me investitorë potencialë nga mërgata, për t’i njoftuar për mundësitë ligjore që i kanë për të investuar në Kosovë. Sfarça tha se seria e aktiviteteve për mërgimtarët tashmë ka filluar.
“Deri më 17 gusht do të ketë aktivitete të çdoditshme në komuna të ndryshme. Prishtina ka më shumë përqendrim, duke pasur parasysh edhe numrin më të madh të banorëve”, bëri të ditur Sfarça.
Ndryshe, një nga problemet për mërgimtarët kosovarë, është pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës në vendet ku ata jetojnë.Mërgimtarët disa herë pas vizitave në Kosovë, u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që përshpejtojnë proceduarat në dhënien e dokumenteve në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ato veç janë të hapura.
Këshilltari i ministrit, Xhevdet Sfarça, tha se ministria është duke bërë përpjekjet e duhura në drejtim që qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit të pajisen sa më lehtë me dokumente të Kosovës.
“Ka pasur disa vonesa që mund të quhen sepse janë procedura të rregullta që dokumentet, apo shenjat e gishtërinjve dhe fotografia fillimisht duhet të vijë në Kosovë nga vendet e perëndimit, dhe të njëjtat duhet të regjistrohen këtu fillimisht dhe të kthehen prapë në mënyrë që të verifikohet personi që benë kërkesë për ato dokumentet. Të gjitha konsullatat në të gjitha vendet nuk janë hapur. Ne kemi marrë premtime nga Ministria e Punëve të Jashtme se janë duke bërë përpjekje edhe për shtimin e numrit të punëtorëve në ato pika”, u shpreh Sfarça.
Sido që të jetë, edhe katër vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dëshira e kosovarëve për t’u larguar nga Kosova për në vende të ndryshme të botës nuk është zbehur.
Mirëpo, si zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, po ashtu edhe ata të Ministrisë së Integrimit, deklarojnë se përpjekjet e qytetarëve kosovarë për të lëshuar vendin janë të kota, pasi, siç kanë thënë ata “vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova”.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











