Autotech
Hapet në Japoni panairi i robotëve
Ata që duan përdorimin e robotëve thonë se një vendi si Japonia i duhen, meqë popullsia është duke u plakur shumë
Pothuajse 200 kompani u mblodhën në Tokio për të prezantuar arritjet e fundit në teknologjinë robotike, duke ngjallur debat kështu rreth fuqisë punëtore njerëzore. Ishin pothuajse dyfish më shumë kompani këtë vit krahasuar me vitin që shkoi, që morën pjesë në ‘RoboDex Expo’ në Tokio, me ç’ rast u vërejt interesim në punën e robotëve në shtetin, ku tashmë kanë vend të pazëvendësueshëm.
Në një qoshe një robot paloste rroba, e një vizitor tha se roboti i bën punët e shtëpisë më mirë se gruaja e tij, duke shtuar se së shpejti do t’i zënë të gjitha vendet e punës së njerëzve. Sidoqoftë, ata që duan përdorimin e robotëve thonë se një vendi si Japonia i duhen, meqë popullsia është duke u plakur shumë.
Një kompani japoneze në këtë panair ekspozoi një robot kamerier dhe pohohet se shumë kompani ajrore, dyqane e restorante detyrohen të ndërpresin biznesin e tyre nga shkaku se kanë shumë telashe të gjejnë njerëz të përshtatshëm për punë. Hiroyuki Fujii, këshilltar në kompaninë NEC, tha se kompania e tyre do të zgjerojë përdorimin e robotëve për të ndihmuar kështu mungesën e fuqisë punëtore dhe për t’iu mundësuar njerëzve të bëjnë punë më kreative.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










