Shkurt.ch
Hapet qendra e përkohshme e azilit në Boltigen, Bern
Kampi i ushtrisë në Boltigen do të shërbejë si qendër federale për azilkërkues gjatë tri viteve në vijim dhe ai duhet të ofrojë strehim për 120 persona
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) është duke i bërë përgatitjet për rastin kur numri i azilkërkuesve mund të rritet brenda një kohe të shkurtë. Në një situatë të tillë në kazermën në Thun të Kantonit të Bernës duhet të strehohen deri në 1200 azilkërkues, thuhet në një komunikatë për media, të lëshuar sot nga SEM.
Por për t`u zbatuar kjo në praktikë, duhet të iniciohet një procedurë konsultimesh, shkruan albinfo.ch. Kantoni i Bernës dhe qyteti Thun duhet të deklarohen në kuadër të kësaj procedure në lidhje me planet.
Ndërkaq, SEM tashmë ka arritur pajtimin me komunën Boltigen të Kantonit të Bernës dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Kampi i ushtrisë në Boltigen do të shërbejë si qendër federale për azilkërkues gjatë tri viteve në vijim dhe ai duhet të ofrojë strehim për 120 persona.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme














