Lajme
Hapet një klasë e Shkollës Shqipe në Addorf, kantoni Thurgau
Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe në Zvicër”. Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe edhe në qytezën AAdorf, e cila është shkolla shqipe e 48-të me radhë.
Një angazhim i përkushtuar i veprimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër, nën drejtimin e koordinatorit Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit dhe mësuesen Feride Liçolli, nën mbështetjen e plotë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, gjatë muajve mars dhe prill solli edhe hapjen e shkollës së 48-të me radhë në qytezën Aadorf të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
E mërkura solli edhe buzëqeshje në fytyrat e nxënësve, sepse më në fund edhe ata, si shumë bashkëmoshatarë të tyre, u ulen në bankat shkollore të mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Gëzimi kishte kapluar jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, sepse ishte hapur një derë ku fëmijët e tyre do të kishin mundësinë ta mësojnë gjuhën e nënës në mënyrë të rregullt.
Nxënës të Shkollës Shqipe në Aadorf të Zvicrës, në klasën e mësueses Feride Liçolli
Me libra në duar, të cilat janë dhuratë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, nxënësit Jeta, Florenti, Diari, Ensari, Driola, Suela, Elifi, Emiri, Rina… gjatë një ore mësimore.
Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure, duke u nisur nga ora 16:00.
Po ashtu në këtë fillim nxënësit e shkollës shqipe në Aadorf u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe. Adresa kontaktuese: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94, e-mail: [email protected]
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














