Lajme
Hapet Shkolla Shqipe në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it
... Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, nuk kanë të ndalur. Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe, fëmijët shqiptarë në Shkollën Shqipe në Domat/Ems, në Kantonin e Grabünden-it
Shkolla Shqipe në Zvicër, ditën ndërkombëtare të gjuhës amëtare e festoi me punë dhe angazhime të reja në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Të hënën, më 22 shkurt 2021 filluan mësimet në gjuhën amëtare, fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it.
Ishte një përpjekje intensive gjatë 2 muajve të fundit të koordinatorit të Shkollës shqipe në Zvicër”, Dr. Vaxhid Sejdiut së bashku me prindërit e kësaj ane dhe suksesi nuk mungoi. Vlen të përmendet edhe mbështetja e vazhdueshme ambasadës së R. së Shqipërisë në hapjen e shkollave shqipe. Nuk kishte gëzim më të madh se të shohësh dhjetëra fëmijë shqiptarë, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre në këtë ditë të parë të shkollës shqipe. Buzëqeshja e tyre ishte diçka e veçantë, të lumtur, të gëzuar, që më në fund ëndrrat e tyre dhe të prindërve të tyre u bënë realitet. Mësimi në gjuhën shqipe filloi. Të gjithë ishin bërë bashkë, nxënës, mësues e prindër.
Shqiponjat fluturojnë lart. Nxënësit e shkollës shqipe në Domat /Ems, të Kantonit të Grabünden-it
Në këtë ditë shkurti gëzimi kishte kapluar shpirtin e tyre, por edhe prindërit ishin shumë të gëzuar. Urimet e tyre, ndaj njëri-tjetrit dëshmonin se për të gjithë ishte një ditë e veçantë. E vërtetë se larg atdheut, por gjuha amëtare është obligim kombëtar.
A ka kënaqësi më të madhe se të marrësh pjesën në hapjen e shkollës shqipe. Vaxhid Sejdiu, koordinator i “Shkollës shqipe në Zvicër” dhe mësuesja e shkollës shqipe në Domat/Ems Nazmije Kamberi – Murati
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Domat/Ems, me mësuesen e tyre Nazmije Kamberi – Murati
29 – të nxënësit e shkollës shqipe në Domat /Ems: Dion Maksuti, Drinori, Lina, Lioni, Alisa, Rumeisa, Diari, Jara, Adriani, Albioni, Arbresha, Saranda, Fisniku, Jonasi, Rinori, Vullneti, Malika, Amina, Sarah, Kanita, Leami, Samira, Tiara, Ramadani, Loriku, Leoni, Amina, Adea dhe Dion Metbala kishin arsye t`i gëzohen ditës së parë në shkollë shqipe. Me libra në duar, të cilat janë dhuratë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bernë. Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure edhe atë grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














