Lajme
Hapet pika e re e Shkollës Shqipe në Rorschacherberg të St. Gallenit
Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe në Shkollën Shqipe në Rorschacherberg, të Kantonin e St. Gallen-it. Kjo është pika e 50-të shkollore e hapur kohët e fundit
Edhe pse po i afrohet fundi vitit shkollor 2020/21, kjo nuk i pengon mësuesit dhe veprimtarët e Shkollës Shqipe në Zvicër”, në udhëheqjen e koordinatorit Dr. Vaxhid Sejdiu, të vazhdojnë me gjithë përkushtimin e tyre në hapjen e pikave të reja të shkollës në gjuhën shqipe. Qëllimi kyresor është që të hapen sa më shumë pika të tilla shkolloredhe të përfshijnë sa më shumë fëmijë shqiptarë në orët e gjuhës amtare.
Në këtë rrugëtim këtë javë u hap edhe shkolla e 50-të në Rorschacherberg, të Kantonit të St. Gallen-it. Takimet me prindërit, ishin ato të cilat ndihmuan edhe hapjen e shkollës shqipe, në të cilën pikë shkollore mësimin e zhvillon mësuesja Artiola Morina.
Një ndihmesë të madhe në këtë përpjekje ka dhënë edhe Drejtoria e shkollës zvicerane, e cila ka bashkëpunuar ngushtë me kryesinë e Shkollës Shqipe në Zvicër gjatë këtyre 2-3 javëve me qëllim që sa më shpejt të realizohet hapja e klasës, ku fëmijët në javët në vazhdim do të kenë mundësinë t`i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.
Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë nga ora 16:00-18:00 dhe të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në këtë adresë kontaktuese: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94, e-mail: [email protected]
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













