Lajme
Hapet shkolla shqipe në Wittenbach të Zvicrës
Një ngjarje me rëndësi për komunitetin shqiptar në Wittenbach u shënua këtë javë me hapjen e një pike të re të “Shkollës Shqipe”, një iniciativë e pritur me padurim nga prindërit dhe fëmijët e zonës.
Hapja e shkollës ndodhi pak para 28 Nëntorit, duke i dhënë fëmijëve mundësinë të nisin mësimin e gjuhës shqipe për herë të parë, transmeton albinfo.ch.
Mësuesja Artjola Ferizi, me përvojë të gjatë në arsim, priti nxënësit duke u siguruar që gjithçka të ishte gati për ditën e parë: tekstet mësimore, materialet dhe një atmosferë mikpritëse, ku fëmijët ndihen si në shtëpi. Libri dhe abetarët e përdorur u siguruan falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.
Në orën e parë morën pjesë fëmijët Dauti, Asja, Elina, Eljona, Ameli, Medini, Luani dhe Drini. Fytyrat e tyre të buzëqeshura mbushën klasën me energji dhe kuriozitet për të mësuar mbi gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ky hap tregon vendosmërinë e komunitetit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kulturor dhe për t’ua transmetuar brezit të ri si vlerë të patjetërsueshme. Shkolla Shqipe në Wittenbach i fton të gjithë prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në këtë rrugëtim të dijes dhe identitetit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike












