Lajme
Hapje ose mbyllje e mëtejme: Qeveria Zvicerane vendos sot!
Vendimi i qeverisë do të kumtohet në orën 15, në konferencën për media që do të mbahet me praninë ministrit të shëndetësisë, Alain Berset
Sot, e premte, 22 mars, Qeveria e Zvicrës do të vendosë për masat e mëtejshme të hapjes.
Gjendja e saj nuk është aspak e lehtë: Ajo ndodhet në mes të një presioni psikologjik dhe ekonomik të lartë për hapje ndërsa, nga ana tjetër, situata epidemiologjike është e pafavorshme për një gjë të tillë, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Fjalët e Ministrit të Shëndetësisë Alain Berset të mërkurën ishin larg inkurajimit për hapje. Lidhur me zbutjen e masave, aktualisht gjasat nuk duken të mira, ka thënë ai në Parlament, transmeton albinfo.ch.
Tre nga katër kriteret që Këshilli Federal i ka përcaktuar si udhëzues për masat e mëtejshme të hapjes nuk plotësohen.
Ne nuk duam të hapemi tani dhe pastaj të detyrohemi të mbyllemi përsëri,” ka thënë ai.
Humbja e kontrollit mbi numrin e rasteve është ende e rrezikshme.
Nga katër kriteret që Qevreia ka vendosur për lehtësim të mëtejshëm, dy nuk plotësohen dhe vazhdojnë të përkeqësohen: vlera R më 5 Mars ishte 1.14 dhe incidenca 14 ditore ishte pothuajse 200, tranmseton albinfo.ch.
Shkalla e pozitivitetit ishte pak më poshtë se vlera e synuar prej pesë përqind në ditët e fundit
Vetëm sa i përket kriterit të zënies së shtretërve të kujdesit intensiv, situata duket e mirë: 250 shtretër ishte kriteri ndërsa aktualisht janë të zënë vetëm 158 sish.
Vendimi i qeverisë do të kumtohet në orën 15, në konferencën për media që do të mbahet me praninë ministrit të shëndetësisë, Alain Berset
Vendimi që do të merret, hyn në fuqi të hënën, më 22 mars
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











