Kosova
Haradinaj flet për dy policët e zhdukur
Për të dytën herë brenda pesë ditësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar vendin në rrjedhën e lumit Lepenc ku po bëhen kërkimet për gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të aksidentuar në rrugën Hani i Elezit- Kaçanik.
“Të gjithë jemi të pakënaqur që nuk i kemi gjet ende trupat e dy policëve dhe që ende nuk kemi përgjigje. Nuk ka dikush në Kosovë që nuk është i mërzitur. Çka do që është në dorën e Kosovës është duke bërë, pra duke filluar nga Ushtria, FSK-ja është duke e bërë punën e vet, njësitet e kërkimit, policia, zhytësit tjerë vullnetarë, njësi tjera, por jo vetëm kaq, i madh, e i vogël janë këtu, komandantë të policisë, kryetar komunash. Janë bërë disa ditë, uji është i rrëmbyeshëm, dhe me këtë shpejtësi që ka uji, mund t’i ketë nxjerrë jashtë Kosovës”, deklaroi Haradinaj, duke vlerësuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe më tutje, duke i falënderuar për angazhimin e tyre, ministrat, pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të gjithë zhytësit tjerë të përfshirë në këtë operacion, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Haradinaj lidhur me kërkimin e trupave të policëve në pjesën e Maqedonisë, tha se edhe pse janë zhvilluar biseda ndërmjet dy kabineteve, deri sa të përmbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës nuk do të fillojnë procedurat për kërkim në Republikën e Maqedonisë.
“Kemi bërë një bisedë me kryeministrin (Zoran) Zaev, por s’mund të fillojmë procedurën andej derisa të mbyllet kjo në Kosovë. Është bërë një ekspertizë e Policisë së Kosovës, por që ende nuk është e gatshme”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












