Kosova
Haradinaj: Me pas qenë burrë më ndryshe e kisha kry
“Qysh të kesh qejf vëllai im. Me pas qenë burrë edhe ma ndryshe e kisha kry", deklaroi Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në një mënyrë ka kryer detyrën e truprojës (bodyguardit) në rastin e djeshëm të incidentit të ndodhur me zonjën e cila ishte deklaruar se ishte familjare e Mehmet Derallës.
Haradinaj ia ndërpreu fjalën asaj madje duke u përpjekur që zonjën që ishte në foltore ta largonte me forcë, njofton Klan Kosova.
“Janë disa virusa aty, i nuhasim se kush janë ata. Nuk kanë qenë të Kadri Veselit. Nëse diku është mësuar më mua jo”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa i pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri nëse Haradinaj ishte në detyrën e truprojës – ai është përgjigjur:
“Qysh të kesh qejf vëllai im. Me pas qenë burrë edhe ma ndryshe e kisha kry. Aty ku qëlloj unë nuk shkelet nga ajo që kemi rënë dakord për një shtet. Duhet t’ju vijë marre edhe organizatorëve, edhe protokollit edhe policisë. Nuk është xhungël Kosova, e kam marr vllahun në burg e kam dërguar për me e respektuar ligjin”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











