Kosova
Haradinaj: “I kam çuar në opozitë ata që kanë dashur ta ndajnë Kosovën”
Kreu i AAK-së gjithashtu ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i ka çuar në opozitë ata të cilët kanë dashtë ta ndajnë Kosovën.
Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka thënë se ku do të që të jetë do të mbajë qëndrimin e tij, kundër ndarjes së Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Unë e ndjej atdheun tim. E kam më shumë se parti, më shumë se pushtet më shumë se sa çfarë bëjë nesër. Ky është një dallim substancial i imi prej tjerëve. Kur kam dhënë dorëheqje e kam thënë edhe në këtë studio, gjysma e politikës ka qenë e dorëzuar para ndarjes. Ata që i kam çu në opozitë ia kanë bërë amin ndarjes dhe unë i çoj në shtëpi ata që dëshirojnë me nda vendin tim”, ka pohuar ai.
“Mua më kanë testuar deri ditën e zgjedhjeve, edhe Bashkësia Ndërkombëtare mos po ndërroj mendje. E kam mbrojt interesin e Kosovës prej atyre që kanë deshtë me nda Kosovën pas 20 vjetëve. Edhe kushdo që do të ishte, baba apo nënë do t’i çoja në shtëpi. Nuk i kam çuar në shtëpi se janë PDK, por se kanë marrë vendim te gabuar”, ka thënë ai.
Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, dhe se ky rezultat nuk është siç kanë synuar percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












