Kosova
Haradinaj: Të hiqen kufizimet gjatë kohës sa mërgimtarët janë në Kosovë
Ramush Haradinaj - Hotit: Të hiqet “ora policore” gjatë kohës sa mërgimtarët janë në Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të hiqet ndalesa e qarkullit deri pas festave, që të mundësohet qarkullimi i lirë i bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit e që vijnë në Kosovë për këto festa.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se bashkatdhetarët po hasin vështirësi që të arrijnë në shtëpitë e tyre. “Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.
Apeloj tek institucionet e vendit që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre. Mirë se vini, bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”, ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”














