Kosova
Haradinaj kundër propozimit të VV-së
Haradinaj: Osmani s’ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë pa dëshminë se i ka numrat
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë së re, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka mandat të propozojë një kandidat pa dëshmi të shumicës parlamentare.
“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër, presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se përmes këtij propozimi po përpiqet të vazhdojë “kapjen e institucioneve të shtetit”, duke e cilësuar veprimin si në kundërshtim me normat kushtetuese dhe politike.
“Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme,” ka përfunduar ai.
Reagimi i Haradinajt vjen në një kohë tensioni të lartë politik, pasi Vetëvendosje po përpiqet të gjejë një zgjidhje brenda afateve ligjore pas pamundësisë për të siguruar shumicën parlamentare për qeverinë e re.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg











