Kosova
Haradinaj në Hagë, mbrohet në heshtje
Gjatë ditës së sotme kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar në Dhomat e Posaçme në Hagë, shkruan albinfo.ch.
Haradinaj, i cili është ftuar si i dyshuar, para gazetarëve në Hagë ka thënë se ka vendosur të mbrohet në heshtje, duke mos u përgjigjur në pyetje gjatë intervistimit në Dhomat e Posaçme.
“Sot jam paraqitur si i dyshuar, për ta kryer obligimin ligjor, në bazë të një ftese të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Posaçme. E kam pranuar këshillën ligjore, pra, të mos përgjigjem fare në pyetje. Me këtë, pra kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës në bazë të ligjit për Dhomat e Posaçme. Obligime të tjera nuk kam dhe kjo është e tëra që mund t’ju them sot”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se ende nuk e di saktë se për çka po dyshohet.
Ditë më parë, Haradinaj ofroi dorëheqjen nga posti kryeministrit, sepse, siç njoftoi ai, ishte ftuar si i dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte në Kosovë, e cila ndodhet në Hagë.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/502699483871951/
E-Diaspora
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë
Jeta në Zvicër
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi













