Kosova
Haradinaj në Tiranë, s’mbahen interpelancat për Telekomin
Pavarësisht që në ftesë deputetët janë ftuar për seancë të re, ata sot kanë vazhduar pikat e mbetura që nga prilli. Kjo prodhoi pakënaqësi të grupeve opozitare, që kanë kërkuar me çdo kusht të vazhdohet seanca e re për atë që edhe ishin ftuar.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se në kryesi është vendosur që të mos trajtohen pika të reja, pa përfunduar pikat e mbetura. Këtu pati reagime të deputetëve që thanë se prej kohës kur Kadri Veseli është kryetar i Kuvendit, po ndodh kjo katrahurë.
Sipas deputetëve opozitarë, Kadri Veseli, duke u angazhuar në aktivitete politike, ka lënë prapa punën e Kuvendit, por kryeparlamentari ka thënë se agjenda e tij është personale, ndërsa për punën në Kuvend, i ka edhe 5 nënkryetarë që e zëvendësojnë atë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kryetari e la në dorë të deputetëve rrjedhën e seancës të vazhdonte me pikat e mbetura apo të niste një seancë e re. Deputetët me shumicë votash vendosën që të vazhdonin me pikat e mbetura që nga prilli. Ndërkohë, Ahmet Isufi i AAK-së ka bërë të ditur që kryeministri nuk mund të jetë në seancë, duke kërkuar që interpelancat të shtyhen për të premten, ditë kur kryeministri mund të jetë para deputetëve. Kështu, është shtyrë edhe interpelanca për korrupsionin në institucione e zyrtarë të lartë publikë, e iniciuar nga Vetëvendosje. Ndërkohë, nuk ka kaluar rezoluta për Raportin e progresit, e propozuar nga Vetëvendosje. Por, ka kaluar rezoluta e Vetëvendosjes për të drejtat e punëtorëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











