Kosova
Haradinaj: Heqja e taksës ndaj mallrave serbe, gabim kardinal
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Albin Kurtin, i cili pritet të udhëheqë qeverinë e ardhshme të vendit, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, duke thënë se kushdo që e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë bën gabim të madh.
“Ata, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, mund të vendosin reciprocitetin, si masë më të gjërë, por duke mos e hequr taksën. Taksa nuk i pengon. Me heqjen e taksës, shkaktohen pasoja të tjera. Atë ditë që koalicioni i ardhshëm i rikthen mallrat serbe, është gabim kardinal dhe që nuk falet”, ka thënë Haradinaj në RTK.
Haradinaj nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e tij pasues në rast se do të ndodhte një gjë të tillë. “E quajta gabim kardinal”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se duke qenë në opozitë, do ta përkrahë pushtetin e ri në temat që ka të drejtë, por gjithashtu do ta kundërshtojë aty ku nuk ka të drejtë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që na pret tash e tutje, unë nuk e lidhi vetëm me pozicion a individ, por me tema. Nëse pozita ka të drejtë në tema, do t’i përkrahim, aty ku nuk kanë të drejtë do t’i kundërshtojmë. E njëjta do të ndodhë edhe me opozitën, me PDK-në. Nuk do t’i shohim njerëzit, do t’i shohim temat”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













