Kosova
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Do të lidhim aleancë me bashkatdhetarët!
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se po e nis një rrugëtim të ri në Institucionet e Republikës së Kosovës.
“Më shumë se një besim i shenjtë, është nder i jashtëzakonshëm për të shërbyer në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesit shtetëror, sovranitetit territorial, rendit kushtetues dhe vlerave të Republikës së Kosovës. Do të angazhohemi pa ndalë në rindërtimin e urave të miqësive të Kosovës me botën, forcimin dhe ruajtjen e lidhjeve të forta e historike me SHBA-të, fuqizimin e partneriteteve strategjike me të gjitha shtetet mike dhe rivendosjen e hallkave të shkëputura në marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera të botës. Asnjëherë nuk do të pushojmë së ndërtuari aleancën e fortë të Kosovës me bashkatdhetarët tanë kudo që janë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Sot, bashkë me kolegët e kabinetit qeveritar nderuam Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, prej ku buron krenaria e vetëbesimi shtetëror e kombëtar, dhe ku na ringjallet kujtesa e dhimbja jonë shekullore.
Jo rastësisht sot, bëra homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Lybeniq të Pejës, 22 vite pas, prej kur forcat paramilitare serbe masakruan në mënyrë çnjerëzore shqiptarët e pafajshëm. Plagët dhe gjaku i derdhur i Kosovës është ende i freskët, dhe do të jetë gjithmonë udhërrëfyes për rrugën tonë përpara”, vijon shkrimi i saj,
Në fund të shkrimit, ajo ka shtuar se “Si betim e zotim, do të punoj me devotshmëri e besnikëri në shërbim të Republikës së Kosovës dhe bashkëqytetarëve tanë”.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












