Kosova
Haradinaj u premton prodhuesve kosovarë: Do të jemi afër jush
“...do të vazhdojmë të jemi afër jush, por po ashtu do të vazhdojmë të jemi edhe afër atyre që nesër do të prodhojnë lëndën e parë”, theksoi kryeministri Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se industria e ushqimit në Kosovë duhet të jetë baza e ekonomisë tonë, duke cilësuar të domosdoshëm garancat në sigurinë e ushqimit. Këto komente ai i bëri në lansimin e ri brendimit të shtatë produkteve të Fabrikës “Frutti”, me ç ‘rast përgëzoi për punën dhe përkushtimin e kësaj kompanie.
Kryeministri u shpreh i bindur se ky kapacitet mund të sjellë nesër një kooperim me ata që janë në prodhim dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e prodhuesve vendorë që në hapat e tyre të parë e deri tek produkti.
“Ju e dini që ne kemi hequr disa taksa dhe akciza posa kemi ardhur në krye të Qeverisë dhe kështu do të vazhdojmë të jemi afër jush, por po ashtu do të vazhdojmë të jemi edhe afër atyre që nesër do të prodhojnë lëndën e parë”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që prodhuesit të vazhdojnë të bëjnë produkte që janë konkurrente me kompani globale.
“Vendimi i ri brendimit ka qenë i drejtë. Sot është një prodhim që e sfidon çdo kompani globale dhe ka shanse që ky prodhim praktikisht të gjendet edhe në tavolinat më të sofistikuara evropiane. Duhet të jemi sa më kreativ në vend, të bëjmë prodhime cilësore dhe gjithmonë të jenë në trend me kohën” theksoi ai.
Drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Rina Malsori, potencoi se dizajni i ri dhe sidomos qelqi, përmbush të gjitha standardet e cilësisë.
“Ky format i qelqit përmbush të gjitha standardet e cilësisë, me dizajn ndryshe duke u përshtatur me trendin e kohës dhe me cilësi”, theksoi ajo.
Duke qenë si njëri nga tatimpaguesit e rregullt, Besim Malsori, pronar i kompanisë, kërkoi që të punohet më shumë, të gjithë së bashku, prodhues dhe qeveri, në mënyrë që të fillohet të mbushet buxheti nga brenda, dhe jo nga jashtë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











