Muzikë
“HAREJA” nga Gjeneva përfaqëson denjësisht mërgatën në Festivalin e Vlorës
Në konkurimin me shumë përzgjedhje, të bërë nga drejtori organizativ i Festivalit Sejmen Gjokoli u pranua Grupi "HAREJA" nga Qyteti i Gjenevës
Nga 28 deri më 30 maj është mbajtur për të 14-tën herë me radhë në Vlorë festivali “Aulona Folk Internacional Festival”.
Në këtë festival morën pjesë grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Moldavia, Bullgaria etj.
Në konkurrimin me shumë përzgjedhje, të bërë nga drejtori organizativ i festivalit, Sejmen Gjokoli, dhe ekipi i tij, u pranua grupi “HAREJA” nga Zvicra frankofone, gjegjësisht nga Qyteti i Gjenevës, shkruan albinfo.ch.
Siç ka theksuar edhe z. Gjokoli, “për herë të parë Festivali po merr dhe një kahje të rëndësishme, me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare të Zvicrës”, me grupin HAREJA drejtuar nga znj.Afërdita Krasniqi. Ndaj, bashkë me mirëseardhjen, urojmë që kjo të vazhdojë edhe në edicionet e tjera”.
Grupi “HAREJA” përbëhet nga bashkatdhetarë që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ai ka një repertor të pasur pa kufizim kufijsh dhe zhanresh, duke filluar nga kënga e traditës, kënga qytetare e krahinave të ndryshme shqiptare etj.
Grupi nga Gjeneva është prezantuar me këngët e njohura si: “Oj zogo” nga Bardh Ramadani, shoqëruar në koral me version polifonik, pastaj “Mora testin”, kënduar nga Afërdita Krasniqi me korin, “Tumankuqja”, këngë çame si dhe dueti Afërdita&Shpejtim Krasniqi me këngën “Dashurisë”.
Disa nga këngët u shoqëruan nga korali në këndim me shumë zëra dhe lëvizje koreografike elegante, për çfarë dhe u komplimentua grupi HAREJA.
Programi i grupit nga Gjeneva u prezantua edhe nga moderatorja e mirënjohur Silvana Braçe. Sipas saj, ky grup meriton vlerësim për kulturën tonë që mban gjallë dhe për pjesëmarrjen e diasporës në këtë festival në atdhe, krahas grupeve të tjera nga treva të ndryshme shqiptare”.
Në kuadër të festivalit është mbajtur edhe parada e gjithë grupeve, me flamujt e vendeve nga vinin, me kostumet e tyre kombëtare, me ritmet dhe meloditë e ndryshme. Parada ka bashkuar të gjithë: artistë, spektatorë dhe popullin. E gjithë kjo, sfond natyror kishte bregdetin e bukur shqiptar të Vlorës.
Televizioni kombëtar, RTSH, mbuloi mediatikisht 3 netët e festivalit të mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe Ministria e Kulturës-Tiranë.
Grupi “HAREJA” është kthyer me vlerësim nga drejtori organizativ i festivalit, por dhe nga grupet e tjera shumë cilësore shqiptare dhe të huaja, shkruan albinfo.ch. Artistet dhe artistët shqiptarë nga Gjeneva janë kthyer me zemrat plot tinguj e këngë dhe me kënaqësinë që diaspora shqiptare e Zvicrës në Aulona Internacional Festival /Vlorë 2022 u përfaqësua dhe u vlerësua për “Kontribut në traditën e kulturën mbarëshqiptare”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut

















