Kosova
Hasani: Samiti i NATO-s në Tiranë në 2027, mbështesim dialogun Kosovë – Serbi
Shqipëria ka një objektiv ambicioz për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.
“Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së”, tha Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vijim të angazhimit të saj në Aleancën Atlantike të Veriut, Shqipëria po përgatitet që pas dy vjetësh të bëhet e para në rajon që mirëpret Samitin e NATO-s në kryeqytet.
“Ka nisur bashkëpunimi konkret me NATO-n për organizimin e Samitit të Aleancës në Tiranë në vitin 2027, ku Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme në rajon”, shtoi Hasani.
Gjatë një takimi me gazetarët, ministri Hasani nënvizoi edhe nevojën për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, duke dënuar aktet e dhunës dhe të terrorizmit, që janë regjistruar së fundmi.
“Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore. Ky proces është i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe për integrimin e të dyja shteteve në strukturat evropiane. Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në këtë dialog, duke inkurajuar palët për të shprehur fleksibilitet dhe angazhim të vërtetë për arritjen e një marrëveshjeje që do të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe do të sigurojë një paqe të qëndrueshme. Kemi ofruar, gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë proces, duke lobuar për mundësitë që ky dialog të përfshijë përfitime të prekshme për të dyja vendet dhe për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi ministri.
Angazhimi i Shqipërisë, shtoi Hasani, është të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në rajon dhe të promovojë stabilitet e paqe. /
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












