Lajme
Haxhaj: Presion nga Thaçi për Dardafon.net
Burime nga Prokuroria Speciale e Kosovës i kanë thënë se Haxha e ka arsyetuar nënshkrimin e kontratës me presionin e bërë ndaj tij
Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, u ka thënë hetuesve të EULEX-it se është detyruar nga kryeministri Hashim Thaçi që ta nënshkruajë kontratën me “Dardafon.net”.
Gjatë intervistës, në fillim të hetimeve, Haxha ka thënë se nënshkrimin e kontratës, e cila nga prokuroria është vlerësuar e dëmshme për PTK-në dhe për çka Haxha edhe është akuzuar, e ka bërë si rezultat i presionit nga kryeministri. Burime të Kohës Ditore nga Prokuroria Speciale e Kosovës i kanë thënë gazetës se Haxha e ka arsyetuar nënshkrimin e kontratës me presionin e bërë ndaj tij.
Ai u ka thënë hetuesve se pak kohë para nënshkrimit të kontratës kishte marrë një telefonatë nga Thaçi, i cili i kishte këshilluar që ta nënshkruante. Më vonë, kur është intervistuar nga prokurori si i dyshuar, Haxha ka mohuar deklarimin e mëparshëm, duke thënë se nuk ka pasur presion nga Thaçi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











