Sport
Haxhi Krasniqi rikthehet me fitore
Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi është rikthyer pas dhjetë muajsh në ring, duke mundur polakun Grafka, pas tetë raundesh, shkruan albinfo.ch.
Në një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozeria shqiptare, që nuk rreshti së mbështeturi Krasniqin, 30-vjeçari nga Juniku ia doli të zhvillojë një ndeshje mjaft të mirë në katër raundet e parë, ndërsa në katër të tjerët ndjeu lodhjen dhe si rrjedhojë, lëshoi terren ndaj kundërshtarit.
Megjithatë, boksieri shqiptar arriti të ruajë epërsinë fillestare dhe të triumfojë në këtë sfidë.
Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj.
Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbte përballë gjermanit Arthur Abraham.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












