Kosova
Haxhiu: Rasti i Astritit më i rëndi në Kosovën e pasluftës
Haxhiu për rastin e Astrit Deharit: Prokuroria përgjegjëse për mungesën e drejtësisë
Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar për neglizhencë prokurorinë për dështim të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit, i cili ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren 6 vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Pas homazheve mëngjesin e sotëm pranë varrit të Astrit Deharit, Haxhiu tha se rasti i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është më i rëndi në Kosovën e pasluftës ndërsa bëri përgjegjës prokurorinë për mungesën e drejtësisë.
“Në fakt sot do të donim që të kishim drejtësi për Astritin por fatkeqësisht atë nuk e kemi, sigurisht që këtu përgjegjësinë kryesore e mbanë prokuroria sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astritit Deharit. Rasti i Deharit është rasti më i rëndë që ka ndodh që nga Kosova e pas luftës sepse një aktivist politik ishte marr në paraburgim duke ja veshur një vepër të cilin nuk e kishte bërë dhe prej aty nuk doli i gjallë”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se institucioni që drejton ka kryer të gjitha detyrimet e saj në këtë rast, duke përmendur këtu edhe përjashtimin e tre zyrtarëve.
Haxhiu: Ministria e Drejtësisë e ka kryer punën e saj
“Si Ministri e Drejtësisë të gjitha kompetencat të cilat ndërlidhen me rastin Dehari ne i kemi përfunduar siç jeni në dijeni, para pak kohësh ne kemi suspenduar tre zyrtarë, një nga kryespektoriati, realisht kryeinspektorin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë por po ashtu dhe dy zyrtarë të cilat kanë pas përgjegjësi gjatë kohës kur ka ndodhur ky rast. Raportin të cilën e ka përgatitur inspektorati ne e kemi dërguar në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe pastaj jemi njoftuar që i njëjti ka mbërri tek prokurori special, tek prokurori që është duke e hetuar këtë rast”, vijoi Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë u shpreh seprokuroria duhet ta bëjë punën e saj pa vonesa sepse duhet të ketë drejtësi për Astritin. Ajo shtoi se ka neglizhencë nga ana e prokurorit ndërsa bëri thirrje që rastin e Astrit Deharit ta marri një prokuror tjetër.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











