Zhvillim
„Heidi Land“, model për turizmin malor në Kosovë
Destinacioni "HeidiLand" bart eksperiencat në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në regjionin perëndimor të Kosovës.
Grupi prej 8 zyrtarëve nga komunat Pejë, Deçan dhe Junik (drejtorët për zhvillim ekonomik, udhëheqësit e sektorëve të turizmit si dhe ekspertët lokalë nga PPSE-Swiss Contact ) nga data 7 prill janë duke përfituar eksperiencat dhe praktikat më të mira nga Alpet zvicerane për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm malor dhe menaxhimin e destinacionit apo, siç njihet nga inovatorët zviceranë të Universitetit St. Gallen – DMO (Destination Managment Organization).
Një projekt i tillë për bashkimin e forcave dhe krijimin e një destinacioni unik ka filluar të inplementohet në regjionin perëndimor të Kosovës, me përkrahjen e projektit PPSE-Swiss Contact dhe participim të komunave Pejë, Deçan dhe Junik, me qëllim të menaxhimit më të suksesshëm të destinacionit turistik.
Qëllimi i projektit është organizimi i destinacionit duke mbledhur së bashku sektorin publik – privat si dhe komunitetin për një organizim më të mirë dhe menaxhim të suksesshëm të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Gjatë qëndrimit në destinacionin HeidiLand participuesit në vizitë studimore kanë takuar dhe kanë shkëmbyer eksperiencat dhe praktikat me DMO zviceran rreth organizimit të saj, hierarkisë së punës, organizimin e stukturave, zhvillimin e produktit si dhe promovimin e destinacionit.
Takimet me biznesin privat gjithashtu ishin të mirëseardhura për ta kuptuar edhe më detajisht rolin e sektorit privat në DMO si dhe iniciativat e komunitetit lokal në zhvillimin e destinacionit. Eksperiencat e fituara në Heidiland nga participuesit pritet të barten në regjionin perëndimor të Kosovës, duke fuqizuar themelimin e DMO në aspektin organizativ, integrimin e sektorëve të tjerë për zhillim të qëndrueshëm, si dhe promovim më të suksesshëm duke u bazuar nga praktikat e marra.
Njëherësh mysafirët nga Kosova kanë falënderuar organizatën PPSE-Swiss Contact për ndihmën e dhënë për zhvillimin e destinacionit dhe turizmit të qëndrueshëm në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë




















