Gruaja
Heidi Lushtaku shkëlqen në Tiranë
Heidi Lushtaku, bukuroshja nga Zvicra, ka shkëlqyer me fustanin seksi në garën e bukurisë „Miss Universe Albania" që është mbajtur në Tiranë.
Bukuroshja nga Zvicra ishte pjesë e panelit në jurinë për të zgjedhur vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe 2015″, ku bënin pjesë Bleona Qereti, Gabriel Garko, Armina Mevlani.
Lushtaku ka marrë komplimente për fustanin e saj seksi që është dalluar edhe nga bukuroshet e tjera që garonin në këtë mbrëmje bukurie.
Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku ka bërë të ditur se fustani i saj është punuar i tëri në dorë nga firma ndërkombëtare zvicerane të rrobave „Hera” dhe kushton jo më pak se 4500 euro.
Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër ishte rikthyer në Tiranë, këtë herë në jurinë e Miss Universe Albania.
24-vjeçarja me origjinë nga Kosova kishte arrritur deri në finale të një gare tjetër të vallëzimit në Shqipëri, “Dancing with the Stars”.
Shqiptaro – zvicerania kishte qëndruar vetëm dy ditë në Tiranë, ndërkohë ka përfituar nga një përvojë tjetër që do t’i ndihmojë shumë në karrierën e saj.
Fituesja e kësaj gare, Megi Luka, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” në Shangai të Kinës.
Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, kurse aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me 10 firma të ndryshme zvicerane.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana


















