Sport
Hendbollisti nga Gjermania vjen për Kosovën
Etrit Xhafolli është pajisur edhe zyrtarisht me pasaportë të Kosovës dhe ka fituar të drejtën që të paraqiten për Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll
Javën e kaluar hendbollisti i skuadrës gjermane SG VTB Altjuhrden anëtar e Ligës së tretë shtetërore, Etrit Xhafolli edhe zyrtarisht u bë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pasi kishte aplikuar për pasaportë kosovare dhe të premten mori dokumentin zyrtar, duke u bërë pjesë e Kosovës, shkruan sajti zyrtar i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Etrit Xhafolli (1997 i lindur, 195 cm i gjatë) tani e disa vite luan me sukses në disa skuadra gjermane duke filluar nga grupmoshat e reja deri tek skuadra SG VTB Altjuhrden anëtar i Ligës së tretë (vetëm Ali Salihu më herët ka zhvilluar gara në këtë rang, kurse i madhi Aziz Makiqi është i vetmi që ka luajtur në Bundesligë), rang në të cilin luan edhe vëllai i Etritit, Albini (i lindur në vitin 1998, ‘majtak”, i cili luan ne pozitën e alos së djathë te skuadra e dytë e Gumersbahit dhe kandidat potencial për Kombëtaren e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Etritit ju ka plotësuar ëndrra të luan për shtetin e tij, dhe për të është nder paraqitja në fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke premtuar se përveç shfrytëzimit te mundësisë se paraqitjes në Kombëtaren U-20 nga data 8-14 nëntor 2016 në IHF Trophy në Gjeorgji, ai shpreson të jetë edhe në përbërjen startuese për ndeshjet kualifikuese për ‘EURO 2020’ në ndeshjet me Turqinë që zhvillohen më 2 dhe 6 nëntor 2016.
Sidoqoftë me angazhimin e Etritt, përzgjedhësi Taip Ramadani ka fituar një lojtar perspektiv, mirëpo federata e hendbollit shpreson që edhe talentet e tjerë kosovarë të zyrtarizojnë paraqitjet e tyre për Kombëtare, në rend të parë Luigj Quni nga Zvicra, por edhe Gëzim Salihi nga Suedia, por edhe Albin Xhafolli (vëllai i Etritit) nga Gjermania te cilët janë padyshim e ardhmja e hendbollit kosovar, kurse një talent nga Zvicra, i riu Rinor Avdulli, këtë veç e ka zyrtarizuar para disa ditësh.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













