Kosova
Hendek i madh në mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës
Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga qeveria ta bëjë prioritet eliminimi i boshllëkut të shkathtësive në tregun e punës
Një hulumtim i bërë në rreth 200 kompani kosovare ka nxjerrë disa të dhëna, nga të cilat del se në Kosovë ekziston hendek i madh në mes të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës.
Sipas ndarjes regjionale, vështirësitë më të mëdha janë vërejtur te bizneset në rajonin e Prizrenit, Prishtinës dhe Gjilanit.
Sipas studimit nga Oda Ekonomike Amerikane, boshllëku i shkathtësive në sektorin privat është në masë të madhe tek bizneset e prodhimit, të cilat raportojnë vështirësi në gjetjen e punëtorëve me shkathtësi të nevojshme krahasuar me sektorin e tregtisë. Drejtori ekzekutiv i OEAK-së, Arian Zeka, tha se një prej ankesave kryesore që na vjen nga bizneset dhe nga investitorët e huaj është ndërlidhja më e mirë e ofertës me kërkesën.
E drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, deklaroi se ata e inkurajojnë qeverinë që të angazhohet në diskutime me sektorin privat që të mund të ofrojnë zgjidhje. “Duhet të shikohet se si biznesi dhe arsimi mund të punojnë bashkë për të çuar përpara këto trende”, ka theksuar Etienne.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës Shumica e tyre ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 1,000 persona), ndërsa të tjerë janë... -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt -
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër -
Turizmi zviceran në rrezik












