Lajme
Zvicër: Hera e fundit me kaq shumë reshje shiu, në vitin 1987
Në disa zona janë regjistruar mbi 100 litra shi për metër katror, ndërsa në Faido (Tiçino) edhe mbi 180 litra
Hera e fundit që kishte kaq shumë shi në një kohë kaq të shkurtër ka qenë në korrik të vitit 1987.
Sipas “MeteoNews”, shumica e reshjeve në 72 orët e fundit janë regjistruar në veriun e kantonit të Tiçinos pastaj në regjionet si Surselva, Glarnerland dhe Toggenburg, St. Gallen dhe deri në Liqenin e Konstancës, njofton srf.ch.
Në disa zona janë regjistruar mbi 100 litra shi për metër katror, ndërsa në Faido (Tiçino) edhe mbi 180 litra, transmeton albinfo.ch. Kjo sasi është në vendin e dytë “në kategorinë” e reshjeve për 3 ditë me radhë. Vetëm në “muajin e stuhive”, në korrik të vitit 1987 kishte më shumë shi në 3 ditë (rreth 365 litra, rreth dy herë më shumë!).
Përmbytjet dhe rrëshqitje dheu
Rezultati i këtyre rreshjeve ishte fryrja e përrenjve dhe lumenjve, pastaj rrugët e bllokuara në nivel lokal për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve.
Sot është qetësuar ndjeshëm situata e rreshjeve të shiut, përcjell albinfo.ch. Në shumicën e regjioneve të prekura gjatë tri ditëve të fundit nga moti i ligë, sot mbretëron mot me diell.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













