Bota
Heroi i Çernobilit tregon si shpëtoi Evropën nga katastrofa
Në atmosferën e duartrokitjeve të miniserialit amerikan “Chernobyl”, ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një katastrofë edhe më të rëndë në aksidentin më tragjik bërthamor në histori.
Aktualisht ai banon një shtëpi modeste, me dy dhoma, në periferi të Kievit. Oleksei Ananenko shprehet me modesti se nuk është një hero.
“Unë nuk jam ndjerë kurrë si një hero. Ishte detyra ime”, pohon për median 59-vjeçari, ish-inxhinier, i cili vuri në rrezik jetën në vitin 1986 në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij, transmeton ATSH.
Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit për të zbrazur rezervuarin me ujë që ndodhej në rreth tre metra thellësi, përcjell albinfo.ch.
Në ekran, tre burrat të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.
Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë.
Të tre ‘kamikazët’ iu bindën thjesht urdhrave, pa u informuar informuar qartësisht për rreziqet që i kanoseshin.
“Një zë i brendshëm më dha urdhër të shkoja, atëherë u nisa”, tregon Ananenko me flokë kafe dhe sy ngjyrë kafe që bënin kontrast me flokët e hirtë të islandezit, Baltasar Breki Samper, që ai e mishëron në serial.
“Unë nuk ndjeva aspak frikë”, vijon ai.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













