Lajme
Hetohet vrasja e Haradinajt, dyshohet të jetë kryer nga “Mbrojtja civile”
Organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, që udhëhiqet nga serbët Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq, në veri të Kosovës, dyshohet se qëndron prapa sulmit me bombë në banesën e familjes Haradinaj, në Mitrovicë.
Burime të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se kjo organizatë, pjesë e së cilës janë udhëheqës të strukturave të sigurisë dhe të komunave veriore, mund të jetë autore e këtij sulmi që ka ndodhur të dielën e për pasojë u vra kryefamiljari Selver Haradinaj dhe u plagosën familjarët e tij, shkruan Koha Ditore.
Sipas kësaj gazette, ani se nuk ka ndonjë rezultat konkret, hetimet e para, sipas organeve të rendit, tregojnë për një organizim të mirë terrorist ndaj kësaj familjeje. Për këtë arsye, nëse zbulohen kryerësit dhe organizata pritet të gjykohen për sulme terroriste.
Të dielën pas mesnatës si pasojë e një shpërthimi është vrarë tridhjetetetëvjeçari Selver Haradinaj.
Ai besohet se kishte mbetur i vdekur nga shpërthimi i një eksplozivi, që dyshohet se ia kishin vendosur në dritaren e banesës, në lagjen “Tre rrokaqiejt”, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga shpërthimi të plagosur.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












