Sport
Heynckes: Shaqiri po bëhet një lojtar kulminant
Heynckes: "Shaqiri ka një potencial të madh për të ecur përpara. Kur ai hyn në fushë, prania e tij vërehet menjëherë. Unë besoj se ai do të jetë një futbollist kulminant absolut”.
Ashtu siç edhe pritej, FC Bayern ka mundur mbrëmë në ndeshjen testuese kampionin zviceran FC Baselin. 3 me 0 ka fituar “FCB i madh” ndaj “FCB-së së vogël” në stadiumin e mbushur përplot St.Jakob-Park të Bazelit.
Ndeshja ka qenë testuese por, sipas të dy klubeve, mjaft e rëndësishme. Ndërsa një rëndësi të veçantë ka pasur loja në Bazel për Xherdan Shaqirin, i cili po luante për herë të parë kundër klubit të tij të deri para disa muajve, FC Baselit dhe pikërisht në stadiumin e këtij të fundit, ku ai ka “mbretëruar” 2-3 viteve të kaluara.
Se një ritakim i tillë me ambientin ku është rritur si lojtar i këtyre përmasave ka peshën e vet emocionale ka treguar edhe kjo: Shaqiri për pak ka gabuar hyrjen e garderobës! Siç ka pranuar për mediet zvicerane menjëherë pas ndeshjes, ku ai është inkuadruar nga minuta 70, lojtari “i vogël-i madh” instinktivisht është drejtuar nga zhveshtorja e vendësve, pra e lojtarëve të FC Baselit, ku është mësuar të shkojë pas përfundimit të ndeshjeve nën fanellën e Bazelit.
Sidoqoftë, hyrja e tij në fushë është shoqëruar me përshëndetje dhe ovacione të mëdha nga publiku i emocionuar.
Sikurse edhe në ndeshjet kampionale me FC Bayernin, Shaqiri as kësaj here nuk është inkuadruar nga fillimi. Trajneri Heynckes e ka futur atë në lojë në minutën e 70 në vend të Müllerit.
Të tre golat për Bajernin janë shënuar mjaft herët. Mandzukic, Schweinsteiger dhe Ribery kishin “mbaruar punë” në minutat 11 dhe 37. Ndërsa Shaqiri ka pasur një shans të mirë për të shënuar, në minutën 78, por pa sukses.
Trajneri i Bayernit, Jup Heynckes, duke folur për emdiet zvicerane është shprehur mëse i kënaqur me lojtarin e tij më të ri. „Shaqiri është një `blerje`shumë e mirë. Më pëlqejnë lojtarët e këtillë, sepse ai ka një potencial të madh për të ecur përpara. Kur ai hyn në fushë, prania e tij vërehte menjëherë. Unë besoj se ai do të jetë një futbollist kulminant absolut”.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër












