Tematike
Hildebrand është guvernatori i parë që dorëhiqet pa e përfunduar mandatin
Një bisnes i diskutueshëm i këmbimit valutor në llogari të familjes, Philipp Hildebrand i ka kushtuar me vend pune.
48-vjeçari është arsyetuar, por ishte befasi për të gjithë dorëheqja e tij nga posti i presidentit të Bankës Nacionale të Zvicrës.
Ai e ka pranuar fajin, por mbeti në qëndrimin se gruaja e tij e kishte bërë transaksionin pa e ditur ai.
Presidenti i Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), Philipp Hildebrand, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme të hënën nga posti i tij.
Ai kishte menduar gjatë me familjen e tij për një vendim të tillë pas debatit të vazhdueshëm për biznesin me dollarët, ka thënë Hildebrand në një konferencë për mediat në Bernë.
Hildebrand njoftoi se të gjitha dokumentet relevante për transaksionin do t’i bëjë publike. Megjithatë, ai tha se nuk është në gjendje për të siguruar dëshmi bindëse se gruaja e tij ka realizuar biznesin e diskutueshme pa dijen e tij.
Ai është betuar se nuk ka gënjyer asnjëherë dhe ka pranuar se për fat të keq është bërë gabim rreth këtyre transaksioneve.
Hildebrand tha se i vjen keq për dorëheqjen, por po shkon për të ruajtur besimin ndaj Bankës Nacionale të Zvicrës.
Hildebrand falënderoi drejtorët e Bankës Nacionale dhe të gjithë punonjësit.
48-vjeçari në vitin 2003 është zgjedhur ngjëri nga tre drejtorët e bordit të Bankës Nacionale të Zvicrës, për t’u bërë edhe president në vitin 2009.
Hildebrand është presidenti i parë i Bankës Kombëtare të Zvicrës që nga Lufta e Dytë Botërore që dorëhiqet pa e përfunduar mandatin.
Menaxhimin e Bankës e merr përsipër përkohësisht zëvendësi Jordan Thomas.
Pas largimit të papritur të guvernatorit nuk kanë munguar edhe reagimet e subjekteve politike. SVP e Bloherit e ka përshëndur dorëheqjen e tij, ndërsa partitë e tjera me keqardhje e kanë pranuar largimin nga posti i presidentit, ndërsa Këshilli Federal i ka vlerësuar lart arritjet e Hildebrandit.
Guvernatori i Bankës ishte përfshirë në një skandal abuzimi të detyrës, pasi gruaja e tij kishte këmbyer një shumë të madhe frangash në dollarë me një kurs këmbimi më të mirë, tri javë përpara se monedha të zhvlerësohej me një vendim të befasishëm të BKZ-së.
Pak ditë më vonë, bashkëshortja e tij riktheu në franga shumën prej 504 mijë dollarësh, të investuara më pas në blerjen e një prone. Më parë, Hildebrand kishte refuzuar të dorëhiqej, duke theksuar se nuk kishte shkelur asnjë ligj.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











